Zbulohen prapaskenat e sherrit Starova-Trashi, mesfushori mori ofertë nga një klub turk

Partizani është duke kaluar një moment të vështirë jo vetëm për shkak të rezultateve në 16 javët e para, por dhe përplasjeve që ka patur me futbollistë të veçantë. I fundit është rasti i Lorenc Trashit, teksa në orët e fundit kanë filluar që të zbardhen dhe prapaskenat e sherrit mes tij dhe trajnerit Starova në miqësoren e fundit të zhvilluar në Turqi.

Lojtari dhe klubi i Partizanit kishin përplasje edhe para se të ndodhte sherri i madh që ndodhi në fazën përgatitore në Antalia, të Turqisë. Në dhjetor, kur merkatoja e janarit akoma nuk kishte nisur, drejtuesit e klubit kanë marrë një ofertë zyrtare nga një klub turk, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Klubi turk kishte bërë gjithçka gati për transferimin, teksa priste vetëm aprovimin e klubit të Partizanit. 25-vjeçari mori një përgjigje negative nga të kuqtë, të cilët nuk e lejuan që ai të kalonte në një kampionat të rëndësishëm në Europë, teksa do të ishte dhe një trampolinë e mirë për të arritur në kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimi i Vilës, Malotës dhe Krasniqit së fundmi i shtuan edhe më shumë dëshirën për t’u larguar nga klubi, derisa erdhi dhe përplasja me Starovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?