FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet arsyeja e sherrit mes Mourinhos dhe Pogba-s në stërvitje (VIDEO)

Mesfushori i Manchester United, Andreas Pereira, e ka konfirmuar se arsyeja e zënkës mes trajnerit Jose Mourinho dhe mesfushorit Paul Pogba, ka qenë një video e postuar nga francezi në Instagram. Muajin e kaluar, “Sky Sports News” publikoi një video, ku shihej Mourinho dhe Pogba duke debatuar gjatë një seance stërvitore në Carrington, një ditë pasi portugezi kishte njoftuar francezin se nuk do të ishte më kapiten ekipi.

Mourinho ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e Pogba-s, i cili kishte postuar një video në Instagram nga tribunat e Old Traffordit duke qeshur, gjatë ndeshjes së Manchester Unitedit kundër Derby Countyt, ku “Djajtë e kuq” u eliminuan nga Carabao Cup.

Pereira, i cili kishte qenë pjesë e kësaj videoje, bashkë me Luke Shaw, ka konfirmuar se kishte qenë pikërisht kjo video shkaku i zënkës mes trajnerit dhe mesfushorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?