Zbulohet formacionet e “El Clasicos”, ja zgjedhjet e Koeman dhe Zidane

Më në fund vjen momenti për të shijuar spektaklin që sjell “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madrid. Pas pak minutash në “Camp Nou” dy nga skuadrat më të mëdha në botë do të zbresin në fushë me synimin për të marrë një fitore edhe pse këtë herë pa tifozë.

Ronald Koeman do të luajë El Clasicon e parë si trajner duke aktivizuar formacionin me rreshtimin e zakonshëm 4-2-3-1. Messi do të jetë i vetëm në sulm, i mbështetur nga Ansu Fati, Coutinho dhe Pedri, ndërkohë që në mesfushë pas tyre do të qëndrojnë De Jong dhe Busquets. Në mbrojtje të luajë Lenglet në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që Dest do të aktivizohet në krahun e djathtë.

Në krahun tjetër Zidane do të luajë me vendosjen 4-3-3. Sulmi do të formohet nga trinomi Vinicius, Benzema dhe Asensio, ndërkohë që në mesfushë s’do të ketë asnjë risi, teksa Valverde dhe Casemiro do të luajnë së bashku me Kroos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?