Zbulohet formacioni i Juves ndaj Ajax, ja dy zgjedhjet surprizë të Allegrit
Massimiliano Allegri ka vendosur për dy zgjedhje surprizë pas stërvitjes së fundit të kryer para ndeshjes ndaj Ajax. Strategu italian ka preferuar De Sciglio dhe Paulo Dybala-n nga minuta e parë.
Balotazhet në krahun e djathtë dhe në sulm kanë qenë dy dilemat e vetme për trajnerin e Juventusit, që duket se ka vendosur për të hedhur në fushë një ekip të ekuilibruar, për të ruajtur barazimin 1-1 të ndeshjes së parë.
De Sciglio do të luajë për shkak se garanton më shumë në fazën defensive, krejt ndryshe nga Cancelo, edhe pse ky i fundit dha asist në duelin e parë. Dybala ndërkohë është preferuar për shkak të eksperiencës më të madhe ndërkombëtare, krahasuar me Kean. Në mesfushë Emre Can do të jet rregullisht nga minuta e parë së bashku me Matuidi dhe Pjanic. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

