FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet plani sekret, Neymar mund të rikthehet te Barcelona

Neymar mund të kthehet te Barcelona! Ky është lajmi më i fundit i “El Mundo Deportivos”, që i referohet një takimi në Brazil të përfaqësuesve të sulmuesit aktual të PSG-së me Andre Cury-n, vëzhguesin “blaugrana” për Amerikën e Jugut. Palët, sipas medias pranë klubit katalan, kanë diskutuar mbi mundësinë e kthimit të Neymarit në “Camp Nou”.

Mësohet së pjesëmarrës nw takim ka qenë edhe Pini Zahavi, menaxheri izraelit që ishte përcaktues në kalimin e sulmuesit te PSG, si dhe Alvaro Costa, një ndërmjetës mes lojtarit dhe firmës së njohur të veshjeve sportive, Nike. Transferimi te Barça i Neymar nuk është një mision i pamundur. Sipas të përditshmes katalane, 26-vjeçari është penduar që u largua nga Barça dhe nuk do të mendohej gjatë nëse do t’i jepej mundësia të bënte prapaktheu.

Te Barcelona po qëndrojnë në pritje të momentit të duhur për të nisur zyrtarisht bisedimet. Sanksionet e mundshme të UEFA-s ndaj klubit parizien në lidhje me Fair Play-n Financiar mund të japin një shtysë për arritjen e një marrëveshjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?