FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet sa i kushtoi PSG-së transferimi i Neymar

Vijojnë të rrjedhin dokumente të tjera nga Football Leaks, teksa pasi u hodh dritë mbi transferimin e Kylian Mbappesë, sot janë zbuluar detajet e kalimit të brazilianit Neymar nga Barcelona, te Paris Saint Germain. Kështu sipas dokumenteve të publikuara nga Mediapart, PSG pagoi plot 222 milionë euro në arkat e Barcelonës, aq sa ishte edhe klauzola e prishjes së kontratës së brazilianit Neymar, me skuadrën katalane.

Megjithatë nuk përfundoi me kaq, pasi klubi francez pagoi plot 10.7 milionë euro për babanë e Neymar si agjent i futbollistit, 10.7 të tjera për Pini Zahavin si ndërmjetësues në bisedime dhe 8.7 për Santosin, si bonus solidariteti, pasi klubi brazilian formoi lojtarin.

Pra transferimi i plotë i Neymar te Paris Saint Germain kushtoi plot 252.1 milionë euro, ndërsa detaje të tjera u zbuluan edhe mbi pagën e sulmuesit brazilian, që përfiton plot 30 milionë euro neto në një sezon të vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mënyra e pagesës është ndarë në 25.5 milionë euro pagë fikse dhe 4.5 të tjera në formë bonusi, ku një nga 10 kriteret për të marrë këtë bonus, është detyrimi për të përshëndetur tifozërinë në përfundim të çdo ndeshjeje. Football Leaks ka zbuluar gjithashtu rreth 30 kontrata të tjera të Neymar, që ka nënshkruar me kompani të ndryshme për fushata publicitare, ndërsa spikat ajo me markën e syzeve të diellit, Police, që paguan brazilianin plot 930 mijë euro në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?