Zbulohet stafi i plotë i Pirlos, Tudor do të jetë zëvendës-trajneri

Juventusi do të nisë nesër grumbullimin për sezonin e ri nën drejtimin e Andrea Pirlos, i cili gjithashtu do të nisë rrugëtimin e tij si trajner, një eksperiencë që e provon për herë të parë, pas një karriere të shkëlqyer si futbollist. Klubi bardhezi ka publikuar sot edhe listën e plotë të stafit teknik, duke konfirmuar të gjithë emrat e lakuar në mediat gjatë ditëve të kaluar, ndërsa ndihmësi i parë i Andrea Pirlos do të jetë pikërisht ish mbrojtësi i bardhezinjve Igor Tudor.

Ky i fundit pranoi të paguajë nga xhepi i tij për prishjen e kontratës në mënyrë të parakohshme me Hajdukun e Splitit, ku ishte trajner i parë dhe fluturoi menjëherë në drejtim të Torinos, ku nga nesër do të nisë një eksperiencë të re.

Stafi teknik i Juventusit për sezonin e ri:

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajner: Andrea Pirlo

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv. Trajner: Igor Tudor

Ndihmës-trajner: Roberto Baronio

Ndihmës-trajner: Antonio Gagliardi

Përgjegjës i përgatitjes atletike: Paolo Bertelli

Përgatitës atletik: Andrea Pertusio

Përgatitës atletik: Enrico Maffei

Përgjegjës i Shkencës së Sportit dhe Forcës: Duccio Ferrari Bravo

Staf: Antonio Gualtieri

Trajner portierësh: Claudio Filippi

Ndihmës-trajner portierësh: Tommaso Orsini

Përgjegjës i analizave të ndeshjeve: Riccardo Scirea

Analizues ndeshjesh: Domenico Vernamonte

Analizues ndeshjesh: Giuseppe Maiuri

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?