Zbulohet super-makina, Ferrari i së ardhmes (Foto)
Ferrari publikon imazhe të konceptit të ri të projektimit, që gërshetohet me sfidat e vitit 2015, duke pretenduar të krijojë një super-makinë që pritet të dalë në qarkullim në të ardhmen. Kjo skuderi u bën thirrje tifozëve të saj të ndajnë opinionin e tyre, dhe, pavarësisht se ajo duket radikale krahasuar me makinën e ditëve të sotme, marka e prodhuar në Maranello insiston se duhen bërë ndryshime. Idetë po diskutohen në Komisionin e Formula 1, në Gjenevë, me qëllim që makina e re të mos ketë probleme me garat. Për të shpjeguar këto ndryshime, Ferrari nëpërmjet “website” zyrtar njoftoi: – “Do të jetë e mundur të vijmë me një makinë të re në F1, që jo vetëm është e avancuar nga ana teknologjike, por gjithashtu duket agresive në syrin e njerëzve. Sfida jonë është që të krijojmë një makinë që të duket ndryshe me atë që ka qenë deri tani dhe të duket sa me e bukur.” Kësisoj, surprizat e Ferrari nuk mbarojnë me makinën e sezonit 2015, që sapo është prezantuar
KOHA JONË SONDAZH

