Zekic: I lumtur për fitoren, falë zotit Valmeira nuk shënoi një gol të dytë

Partizani arriti të triumfojë në përballjen e parë të raundit të tretë të Conference League ndaj Valmeiras me shifrat 2-1. Trajneri i të kuqve Zoran Zekic ka folur për mediat duke kritikuar disi lojtarët për humbjen e rasteve.

“Mehmeti ishte nga më të mirët sot. Do na mungojë patjetër. Sigurisht kemi lojtarë që do e zëvendësojnë. Ka përfunduar vetëm ndeshja e parë, kemi dhe tjetrën për të luajtur. Ndeshja me Romën luhet pas dy ditësh, do ketë hapësira për lojtarët që s’kanë pasur minuta. Por që sot po mendojmë për Valmierën.

E thashë dhe dje në konferencën para ndeshjes, kam respekt për ekipin e Valmierës. Sot ndodhën situata të papritura, ishim dobët me kontaktin, nuk luajtëm mirë në rastet kur nuk e kishim topin. Por falë Zotit, Valmiera nuk e shënoi një gol të dytë pasi do kishte qenë problem i madh. Jam i lumtur për fitoren, por nuk e gënjej veten. Kemi mangësi që duhet t’i përmirësojmë në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim do flas për tifozët. Udhëtim i gjatë për ta, jemi të lumtur që i kemi afër, qofshin 10, 5 apo 1000. Duhet t’i respektojmë e të shijojmë çastet e mira me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kocijan nuk është aty ku duhet me përshtatjen. Lojtarë si ai ka dhe të tjerë që po mësohen me idetë e reja, ekipin. Shpresojmë me punë të jemi çdo ndeshje e më mire”, u shpreh trajneri i Partizanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?