“Zemërimi” i Ronaldos, jashtë listës së 5 më të paguarve në botë

A mund ta imagjinoni një Real Madrid pa Kristiano Ronaldon? Zinedine Zidane u përgjigj në një deklaratë për mediat spanjolle se ‘jo’. Shumë madrilen mendojnë njëlloj si strategu francez dhe këtë gjë e mendojnë duke u nisur nga golat e shënuar nga Ronaldo që nga viti 2009. Gjithsesi gjërat kanë ndryshuar shumë këtë sezon, pasi ylli portugez ka shënuar vetëm 4 gola në La Liga.

Mediat spanjolle kanë shtruar pyetjen nëse janë të drejta pretendimet e Ronaldos për një kontrata të re. Kujtojmë që rinovimi i fundit është bërë vitin e kaluar deri në 2021, periudhë në të cilën, Ronaldo do të jetë 36 vjeç, dhe përfiton aktualisht 21 milionë euro në sezon. Vlefshmëria e kontratës mes Real Madridit dhe yllit të tij u zgjerua, por paratë nuk u prekën. Në më pak se një vit e gjysmë më vonë, gjërat kanë ndryshuar. Gazeta “Marca” shkruan se ka një pikë kthese: nënshkrimi i Nejmar me PSG-në për 222 milionë euro. Nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, i cili, logjikisht, mori një pagesë mjaft të lartë: 36 milionë euro për secilin nga pesë sezonet, që ai ka nënshkruar me klubin parizien.

Në Europë, mërzita më e madhe ka qenë rinovimi i fundit i Mesit me Barcelonën, deri në vitin 2021. Data e përfundimit të kontratës së argjentinasit është e njëjtë me atë të Ronaldos me Real Madridin. Një kontratë shumë e lartë financiare, që shpërblen besnikërinë e argjentinasit: 46 milionë euro në sezon. Më shumë se dyfishi i asaj që Cristiano Ronaldo merr aktualisht, edhe pse portugezi ka fituar dy “Topat e Artë” të fundit dhe dy Champions-at e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër element që ka ndikuar në këtë ekuacion vjen edhe nga Azia. Në kinë ka shumë lojtarë që përfitojnë shifra të frikshme. Shenhua Shangai e ka paguar Karlos Tevezin 38 milionë euro për sezon deri në fund të vitit që shkoi, kur vetë lojtari njoftoi shfuqizimin e kontratës së tij me klubin kinez, për të qenë “me pushime”. Rasti i “Apache” nuk është i izoluar. Dy lojtarë të tjerë, brazilian dhe argjentinas, Oskar dhe Laveci, duke luajtur me gjigantin aziatik, e kalojnë Ronaldon për nga të ardhurat vjetore: 24 me 23 milionë euro, respektivisht. Edhe Hulk është shumë pranë portugezit pasi përfiton 20 milionë euro në sezon. Kjo renditje e ka zemëruar së tepërmi Ronaldon, i cili mund ta mbyll aventurën me “Los Blancos” që këtë verë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?