FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zënka Neymar-Cavani/ PSG e ka të qartë se kush do t’i godasë penalltitë në vijim

Uruguajani Edinson Cavani do të vazhdojë të jetë opsioni i parë për gjuajtjen e penalltive tek Paris Saint Germain, më pas do të jetë Neymar si opsion i dytë, sipas radios franceze RMC.

Në radio u tha se në ekip do të vazhdojë të qëndrojë hierarkia e mëparshme për gjuajtjen e faulleve dhe penalltive.

Neymar, i transferuar këtë vit tek Paris SG për një rekord prej 222 milionë eurosh, dhe Cavani që ndodhet tek parizienët që prej vitit 2013, patën një zënkë gjatë lojës kundër Lyon. Sherr i cili sipas “L’Equipe” vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes, dhe i është dashur kapitenit të ekipit Thiago Silva që t’i ndajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje u raportua në media se Neymar i ka kërkuar presidentit të francezëve largimin e Cavani-t nga ekipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?