“Zërat” nga Spanja: Reali largon Zidane dhe merr një mes Lëv ose Poketinos
“Reali i Madridit po negocion me Joakim Lëv”. Lajmi jepet nga gazeta spanjolle ‘Sport’ që shkruan se “Florentino Perez ka vendosur që Zidane nuk do të jetë më trajner i merengues në sezonin e ardhshëm, teksa zëvendësuesi i tij është një strateg gjerman”.
Reali ka kontaktuar me Joakim Lëv, teksa zhvillime të reja pritet të ndodhin në javët në vijim. Një tjetër kandidat i fortë është edhe trajneri i Totenhemit, Mauricio Poketino.
“Drejtuesit e Realit po vijojnë kontaktet me Lëv, teksa kontaktet janë në rrugën e duhur. Drejtuesi merengues janë shumë optimist për gatishmërinë e gjermanit për të pranuar propozimin. Pengesa e parë që duhet të kalohet është zgjidhja e kontratës së Lëv, pasi ai ka një kontratë me federatën gjermane deri në vitin 2020”, shkruan gazeta spanjolle Sport. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

