Zëvendësuesi i Suarez, Coutinho i propozon Barcelonës që të transferojë këtë sulmues
Barcelona kërkon një tjetër blerje të bujshme nga Liverpolli.
Është Coutinho ai i cili i ka sugjeruar drejtuesve katalanas që të tranferojnë sulmuesin brazilian, Firminon.
27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit por Barcelona e konsideron atë si zëvendësuesin ideal të Luis Suarezit, raporton El Chiringuito.
Uruguajani tani është në moshën 31-vjeçare dhe nuk është aspak në formë të mirë, prandaj Barcelona është duke kërkuar në treg për një sulmues të ri.
Madje Bartomeu dhe pjesa tjetër e bordit do të tentojnë nënshkrimin e tij në markaton e janarit, ashtu siç ndodhi me Coutinhon.
KOHA JONË SONDAZH

