Zgjedhjet në FSHF, UEFA dërgon zëvendës-presidentin në Shqipëri

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë marrë vëmendjen e opinionit publik ditët e fundit, pasi në garë janë dy kandidatë si Armand Duka dhe Bashkim Fino.

Një fushatë që ka nisur furishëm me akuza dhe kundër akuza nga ana e të dyja palëve, dhe pika më e nxehtë është përfshirja e politikës në këtë zgjedhje. Këto zgjedhje kanë marrë dhe vëmendjen e institucionit të UEFA-s, të cilët janë duke monitoruar me kujdes të gjitha zhvillimet që po ndodhin në këtë fushatë.

Dhe kjo ka bërë që më datë 1 shkurt Tiranën do ta vizitojë zëvendës-presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis. Surkis do të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit shqiptar me kryeministri Edi Rama dhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk ka detaje se për çfarë do të bisedohet, por akuzat për ndërhyrje politike kanë bërë që zyrtari i lartë i institucionit të futbollit evropian të vijë në vend për të parë nga afër situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?