FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjodhën të gjithë numrin 34 te Ajaxi, arsyeja është prekëse

Mbrojtësi holandez Philippe Sandler debutoi me Manchester City-n në fitoren 7-0 në FA Cup kundër Rotherhamit të dielën e kaluar, duke veshur fanellën me numrin 34. Ka qenë një kusht i tij që kur u transferua verën e kaluar nga Ajaxi i Amsterdamit.

Por Sandler nuk është i vetmi që ka vendosur numrin 34 si kusht për t’u transferuar nga Ajaxi. Më herët Justin Kluivert tek Roma, Amin Younes te Napoli dhe Kevin Diks te Fiorentina bënë të njëjtin veprim. Të gjithë këta lojtarë janë prodhim i futbollit holandez (kanë luajtur me moshat e Holandës) dhe kushti për të mbajtur numrin 34 lidhet me ish-shokun e tyre të skuadrës, Abdelhak Nouri, i cili më 8 korrik të vitit 2017, gjatë një ndeshjeje miqësore mes Werder Bremenin, humbi ndjenjat për shkak të një aritmie kardiake.

Futbollisti me origjinë marokene, që sapo i kishte mbushur 20-vjeç, mbeti me pasoja të rëndë shëndetësore e për rrjedhojë nuk mund të luante më futboll. Në shenjë solidariteti, talentet e Ajaxit, që i shitën në klube të tjera të mëdha, vendosën që të kërkonin të gjithë numrin 34, që mbante ish-shoku u i tyre tek Ajaxi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?