Zhegrova i përgjigjet Milanit dhe Barcelonës që e kërkojnë në merkato

Edon Zhegrova në ditët e fundit është një ndër emrat më të përfolu në merkat. Në një prononcim për Gazetën Express, ylli i Kosovës shpreh kënaqësi për interesimin e Barcelonës dhe Milanit rreth një transferimi të mundshëm. 19-vjeçari tregoi se edhe disa klube tjera të mëdha kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova për Gazetën Express.

Zhegrova nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi i madh belg që në merkaton e janarit: “Nuk dihet, jemi në bisedime. Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tani jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?