FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane i habit të gjithë, i del kundra tifozëve dhe presidentit

Nëse të gjithë trajnerët në çdo sezon merkatoje duan përforcime, e kundërta ndodh me Zinedine Zidane. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, Zidane i ka thënë numrit një të klubit, Florentino Perez, se nuk dëshiron lojtarë gjatë merkatos së janarit.

Është raportuar se Reali do të tentojë të nënshkruajë me një sulmues në janar, duke parë fillimin e dobët të sezonit, pasi Los Blancos kanë mbetur shtatë pikë prapa Barcelonës.

Edhe tifozët duan një sulmues për të zëvendësuar Karim Benzeman, pas largimit të Alavaro Moratës, por Zinedine Zidane nuk dëshiron lojtarë tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

69 % e tifozëve në anketën e bërë nga “Marca” mendojnë se Reali ka nevojë për një sulmues dhe se duhet të blejë lojtarë në janar, ndërsa 31 % e mendojnë të kundërtën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?