Zidane i hap “derën” Nejmarit: Atë e do e gjithë bota!
“Nuk jam këtu për të folur mbi lojtarët që nuk i stërvit unë. Natyrisht, Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm, e do tërë futbolli i planetit. Ai është një lojtar fantastik”, kështu është përgjigjur Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat, duke shtuar edhe më shumë zërat për një afrim të mundshëm të brazilianit në verë.
Më tej strategu francez ka komentuar dhe momentin e vështirë që po kalon ekipi i tij në kampionat.
“Shoh në dhomat e zhveshjes që situata është e qetë. Unë gjithmonë mendoj pozitivisht, jo negativisht. Gjithçka mund të ndodhë gjithmonë, por unë do të vazhdojë të luftoj siç kam bërë gjithmonë dhe si janë vlerat e këtij klubi”, ka thënë Zidane. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

