FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane i tronditur nga humbja: Nuk kishim çfarë të bënim, topi s’donte të hynte gol!

Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale në kampionatin spanjoll.

Kampionët në fuqi nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të tyre kundër Real Betisit duke humbur me rezultatin minimal 0-1.

Trajneri i madrilenëve, Zidane në përfundim të ndeshjes ka arsyetuar humbjen duke thënë se topi nuk donte të hynte gol.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ke çfarë të bësh kur topi nuk dëshiron të hyjë gol. Ne nuk kemi pasur paraqitje shumë të mirë, por nuk mund të them as të keqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kishim 26 apo 27 shanse, ky është futbolli. Vitin e kaluar kemi fituar ndeshje që ndoshta nuk i kemi merituar, tani është e kundërta”, tha francezi, pas takimit për mediat spanjolle.

Ai tha se presidenti Florentino Perez ka ardhur në dhomat e zhveshjes dhe ka inkurajuar të gjithë lojtarët e ekipit.

“Florentino erdhi në dhomën e veshjes për të inkurajuar lojtarët. Ne duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm. Sezoni është shumë i gjatë. Jemi të lumtur që Cristiano është me ne më në fund. Gjërat nuk kanë shkuar mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë dhe do ta bëjmë”. tha Zidane.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?