Zidane-it i rikthehet buzëqeshja, shërohen nga Covid-19 dy yje të tjerë

Lajme fantastike për Realin në prag të ndeshjes kundër Interit në Champions league. Sajti i njohur në Spanjë, “Deportes COPE” raporton se Eden Hazard dhe Eder Militao janë shëruar nga Covid-19.

Të dy futbollistët janë bërë menjëherë pjesë e stërvitjes së pasdites së “Los Blancos” dhe pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj zikaltërve. Ditën e djeshme ndërkohë është shëruar edhe Casemiro, duke bërë që më në fund Zidane të lehtësohet disi nga ky moment aspak i pazakontë i sezonit.

Madrilenët do të luajnë çdo tri ditë dhe mungesat e futbollistëve mund të ndikojnë shumë ne rendimentin e ekipit. Alternativat në këtë moment të sezonit janë shumë të rëndësishme. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?