FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Kampionati nuk është i mbyllur, mendojmë ndeshje pas ndeshje

Zinedine Zidane nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titullin kampion. Trajneri i Realit të Madridit beson ende te mbrojtja e titullit në La Liga edhe pse diferenca me Barcelonën në renditje është 19 pikë.

Francezi në intervistën përpara ndeshjes së kësaj të shtune ndaj Levantes theksoi se kampionatin nuk ka përfunduar dhe se janë ende shumë pikë në lojë. “Nuk dua t’ia di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, unë mendoj sfidë pas sfide. Nuk besoj se kampionati është i mbyllur. Do të vazhdojmë me entuziazëm, duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën që në sfidën ndaj Levantes.

Për sa i përket një largimi të mundshëm të tij nga stoli i Los Blancos, Zidane nënvizoi se mendon vetëm për tashmen dhe se nuk i intereson se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?