FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Nuk mund ta imagjinoj Realin pa Kristiano Ronaldo

Zinedine Zidane nuk mund ta imagjinojë Realin pa Kristiano Ronaldon. Trajneri i Realit ka komentuar zërat e fundit që e shohin yllin portugez larg klubi madrilen. Në konferencën për shtyp para përballjes me Leganes në çerekfinale të Kupës së Mbretit, francezi theksoi se nuk është aspak i shqetësuar nga raportimet e fundit mediatike.

“E dimë që njerëzit flasin dhe debatojnë jashtë klubit, por ne mendojmë se Kristiano duhet të mendojë vetëm për të luajtur, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Kjo është skuadra ku duhet të luajë, tifozët në të gjithë botën duan që ai të qëndrojë. Nuk jam aspak i shqetësuar, sepse jemi të vetëdijshëm që jashtë skuadrës flitet gjithmonë për gjëra të tilla. Kristiano duhet të mendojë të luajë ashtu siç ka bërë gjithmonë. Dua të flas vetëm për rendimentin dhe kontributin e tij në fushën e blertë, çdo gjë që ndodh jashtë fushave nuk më intereson”, ka thënë strategu francez. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?