ZYRTARE/ Agim Ibraimi është futbollisti më i ri i Kukësit
Kukësi është shumë aktive në orët e fundit në merkato. Klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e një futbollisti me ëmër në futbollin maqedonas si Agim Ibraimi. Sulmuesi nga Tetova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me ekipin që drejtohet nga trajneri Skënder Gega!
“Ibraimi ka një karrierë shumë të pasur në Europë, duke veshur fanellën e Cagliarit në Serinë A, fanellën e Mariborit, Olimpija Ljubljanës në Slloveni. Suksese ka pasur edhe në kampionatin kazak me Astanën, duke fituar titullin kampion. Në karrierën e tij si futbollist, Ibraimi ka fituar 2 Kupa Sllovenie, 4 tituj kampion në Slloveni e një titull në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket aspektit personal, Ibraimi është shpallur 3 herë futbollisti i vitit në Maqedoninë e Veriut dhe ka luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjes ndeshjesh në Champions League dhe Europa League. Ibraimi do të bashkohet të hënën në stërvitje me ekipin dhe do të nisë përgatitjet me ekipin tonë. Mirë se vjen Agim! Të priftë e mbara!”, shkruan klubi verilindor.
KOHA JONË SONDAZH

