ZYRTARE/ Barcelona blen mbrojtësin e Ajax-it për 21 milionë euro
Sergino Dest është zyrtarisht futbollisti më i ri i Barcelonës. Klubi katalanas njoftoi transferimin e futbollistit holandez, i cili ka pasaportë amerikane.
19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 20202, teksa do të ketë një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh. Barcelona pagoi 21 milionë euro te Ajax, teksa 5 do të jenë në formë bonusesh.
Dest mbërriti në Barcelonë të martën, ndërkohë që dje kaloi me sukses vizitat mjekësore. Ai do të zëvendësoje Semedon, i larguar te skuadra e Wolves. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

