FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Çiklisti i njohur i jep fund karrierës së tij

Alberto Contador ka njoftuar se ka përfundon karrierën e tij si një çiklist profesionist në fund të këtij sezoni.

Çiklisti i njohur në një postim në rrjetin social “Instagram” theksoi se raundi spanjoll do të jetë gara e tij e fundit para se t’i japë fund karrierës, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

Contador shpjegoi që Tour i Spanjës (19 gusht-10 shtator) do të jetë gara e tij e fundit si një profesionist.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje të gjithë. Po publikoj këtë video për të njoftuar dy gjëra të rëndësishme. Së pari, është pjesëmarrja në Turin e Spanjës e cila starton më 19 gusht dhe së dyti, kjo do të jetë gara ime e fundit si çiklist profesionist pasi kam menduar të mbyll karrierën. Jam i lumtur por e them me keqardhje këtë vendim dhe dua që t’i jap fund karrierës në vendin e lindjes”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?