ZYRTARE/ Inzaghi zgjat “martesën” me Interin deri në vitin 2025

Tashmë është zyrtare: Simone Inzaghi rinovon kontratën me Inter deri në 2025. Lajmi u konfirmua sot, ndërkohë që përflitej prej kohësh.

Palët gjetën në këtë mënyrë akordin për rinovimin e kontratës me një tjetër vit, pasi kontrata aktuale përfundonte në 2024. Inzaghi do të përfitojë nga kontrata e re 5,5 milionë euro, plus bonuse të ndryshme.

Firma mbi kontratë vjen në një moment shumë pozitiv pasi zikaltërit i kanë bërë një nisje perfekte sezonin me 3 fitore në 3 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?