FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Khabib Nurmagomedov nuk ngjitet më në oktagon

Khabib Nurmagomedov nuk do të ngjitet më kurrë në oktagon. Tani është gjithçka e qartë dhe ka formë zyrtare. Pas spekulimeve të shumta mbi një rikthim të mundshëm të “shqiponjës nga Dagestani” dhe hamendësimeve të presidentit të UFC Dana White tani është vetë 51-vjecari nga Connecticut që konfirmoi lajmin e bujshëm.

Dana White deklaroi se Khabib Nurmagomedov është tërhequr zyrtarisht, në mënyrë përfundimtare.  Në këtë ndeshja e 24 tetorit do të kujtohet edhe si sfida e fundit në karrierë për 32-vjecarin e famshëm rus.

Pesë muaj më parë në mbrëmjen numër 254 të UFC, në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe Khabibi mbrojti titullin e peshave të lehta në artet marciale të përziera, duke mundur në vetëm 94 sekonda amerikanin Justin Gaethje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?