FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare: Legjenda e Real shkarkohet pas humbjes së fundit

Malaga ka vendosur të shkarkojë trajnerin Michel, ish-legjenda e Real Madrid. Ecuria e Malagas ka qenë zhgënjyese deri tani dhe trajneri e ka paguar shtrenjtë humbjen e pësuar të premten kundër Getafe. Ish-mesfushori mori drejtimin e skuadrës gjatë sezonit të kaluar dhe ka arritur ta udhëheqë ekipin drejt shpëtimit, por rezultate e këtij viti kanë qenë të ndryshëm.

Malaga ndodhte në vendin e parafundit në kampionatin aktual dhe drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkojnë Michel Gonzalez, të cilin e kanë falënderuar për punën e bërë dhe i kanë uruar suksese në të ardhmen. Gjithashtu, klubi ka konfirmuar se po punon për të përforcuar skuadrën, që natyrisht është në kërkim të mbijetesës. Malaga, në fakt, ka bërë tri blerje deri tani. Janë marrë Ignasi Miquel, Manuel Iturra dhe Alberto Bueno. Tani duhet gjetur edhe trajneri i duhur.

Michel ka qenë një legjendë e Real Madrid, skuadra me të cilën ka luajtur më shumë se katërqind ndeshje, vetëm në kampionat, dhe ka realizuar pothuajse 100 gola në Liga. Në total, ka fituar 16 trofe me “Los Blanncos”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?