ZYRTARE/ Liverpooli transferon japonezin Endo nga Stuttgart
Liverpool ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Wataru Endo nga Stuttgart për 19 milionë sterlina. Japonezi, ka nënshkruar një marrëveshje 4-vjeçare me Të Kuqtë ndërsa Jurgen Klopp përpiqet të forcojë ekipin e tij në mesfushë.
Duke folur për faqen e klubit të Liverpool-it, Endo tha: “Jam shumë i lumtur tani dhe jam shumë i emocionuar që do t’i bashkohem një klubi të madh si Liverpool.
Është e mrekullueshme dhe kjo është ëndrra ime. Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj në Premier League dhe me një nga klubet më të mëdha në botë, deklaroi Endo.
Mesfushori me tipare mbrojtëse ka luajtur 133 ndeshje në total me Stuttgart, duke kontribuar me 15 gola dhe 12 asiste që kur u transferua atje nga skuadra belge Sint-Truiden.
Megjithatë, ky numër është mbajtur edhe nga Fabinho, i cili u largua në fillim të kësaj vere.
KOHA JONË SONDAZH

