ZYRTARE/ Luka Modric firmos rinovimin dhe për një sezon me Realin

Përflitet prej ditësh, por tashmë është zyrtare. Luka Modric do të vijojë që të jetë pjesë e Realit të paktën deri më 30 qershor të vitit 2023.

Te Los Blancos nuk kanë dyshime se kroati mund të vazhdojë t’i ndihmojë. Modric është pjesë e Real Madrid prej gushtit të vitit 2012, kur u ble nga Tottenham për shumën e 35 milionë eurove.

Modric është konsideruar si një nga lojtarët më të rëndësishëm në sezonet e fundit te skuadra madrilene, teksa me magjitë e tij ka arritur të bëjë për vete me milionë fansa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?