ZYRTARE/ Manchester City del me deklaratë: Kemi arritur akord me Dortmundin për Haaland!

Tashmë është zyrtare. Manchester City ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin e Borussia Dormtund, Erling Haaland. Ata kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare edhe marrëveshjen.

“Manchester City mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshjen në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland në klubin tonë nga 1 korriku i vitit 2022. Transferimi tani ka mbetur në arritjen e marrëveshjes së klubit me vetë lojtarin”, shkruhej në postimin e Manchester City.

Bisedimet me futbollistin ndërkohë për kontratën e tij do të zhvillohen në ditët dhe në javët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?