ZYRTARE/ Në Torino për testet mjekësore, Juventusi surprizon në fund të merkatos
Fundi i operacionit. Juventus ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane Schalke 04 ndërsa Benedikt Howedes momentalisht ndodhet në Torino pasi mëngjesin e sotëm do të kryejë testet mjkësore me klubin e ri.
Howedes do të nënshkruajë me Juventusin një kontratë 4-vjeçare dhe do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në vitin 2021 ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon dhe bonuset, shkruan “Calciomercato.com”.
Ai do të mbërrijë te “Bianconerët” në formë të huazimit për 3.5 milionë euro me të drejtën e blerjes duke paguar 8.5 milionë euro të tjera plus 3 milionë euro bonuse.
Në total kartoni i lojtarit pritet të kushtojë rreth 15 milionë euro. Mbrojtësi gjerman cilësohet si zëvendësuesi ideal i Bonuccit.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

