ZYRTARE/ Nejmar do të operohet, mungon ndaj Realit

Nejmar do të mungojë zyrtarisht në ndeshjen e kthimit ndaj Realit. Braziliani është vizituar sot nga mjekët e kombëtares dhe në bashkëpunim me ata të PSG-së, kanë marrë një vendim, të cilin e ka bërë të ditur vetë klubi francez në një komunikatë.

“Pasi kemi verifikuar shkallën e dëmtimit të Nejmar, kemi vendosur së bashku me mjekët e kombëtares braziliane, por edhe me vetë lojtarin, që ai t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet në Brazil, në fundjavë, nga DR. Rodrigo Lasmar, I asistuar nga Dr. Salliant, i klubit tonë”, thuhej në komunikatën e PSG-së.

Nejmar nuk do të jetë i pranishëm në sfidën ndaj Realit, më 6 mars, pasi në këtë periudhë do të jetë në Brazil. Ai pritet që të mungojë për dy muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?