ZYRTARE/ Partizani forcon mbrojtjen, transferon mbrojtësin nga Kukësi
Partizani ka përforcuar repartin e mbrojtjes me një transferim nga skuadra e Kukësit. Altin Bytyçi është lojtari më i ri i “demave të kuq” për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partizani përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet transferimi më i ri.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Bytyçin. Mbrojtësi i bashkohet kampionëve të Shqipërisë pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi.
22-vjeçari nga Suhareka ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Bytyçi do ti bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës”, shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit.
KOHA JONË SONDAZH

