ZYRTARE/ PSG shkarkon trajnerin Tuchel nga drejtimi i ekipit
Thomas Tuchel është shkarkuar nga drejtimi i PSG. “Bild” dhe “Sky Germany” bëjnë me dije se drejtori i parizienëve Leonardo i ka komunikuar gjermanit vendimin për ta liruar nga detyra.
Largimi erdhi pas fitores së kampionëve të Francës 4-0 ndaj Strasburgut. Edhe pse e drejtoi PSG-në në finalen e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar për herë të parë në histori, mosmarrëveshjet e Tuchel me Leonardon nuk kanë reshtur gjatë muajve të fundit.
Ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Pochettino përflitet si kandidati kryesor për të marrë frenat e PSG-së.
KOHA JONË SONDAZH

