Zyrtare/ Shtyhet super klasikja mes Boca Juniors dhe River Plate

Finalja e parë e Kupës së Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate përfudnimisht është vendosur për t’u shtyrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Superklasikja nuk do të zhvillohet, pasi gjatë gjithë ditës ka pasur rrebeshe shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të fushës së stadiumit, të ambienteve brenda saj si dhe të rrugëve përreth stadiumit.

Duke marrë parasysh kaosin që do të krijohej dhe faktit se topi nuk kërcen në këto kushte, ndeshja është shtyrë, dhe me shumë mundësi do të zhvillohet nesër në orën 21:00. Vendimi për pezullimin e kësaj finalje të parë u mor pasi tre arbitrat peruanë të ndeshjes, zbritën në fushën e lojës për të bërë verifikimin e terrenit, nga ku rezultoi se ishte praktikisht e pamundur që kjo finale të zhvillohej normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?