Zyrtare/ Skerdi Bejzade merr drejtimin e skuadrës së Laçit

Pas shkarkimit të Stavri Nicës, drejtuesit e Laçit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gati zëvendësuesin e tij. Skerdi Bejzade do të marrë drejtimin e kurbinasve dhe debutimi i tij pritet të jetë që në ndeshjen e kësaj jave përballë ish-skuadrës së tij, Partizani, ku vite më parë ka luajtur si lojtar.

Bejzade është një emër i njohur i futbollit shqiptar, pasi më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave shqiptare. Përveç Partizanit ai është aktivizuar dhe me klube të tjera më emër si Vllaznia apo Elbasani, ndërsa si trajner ka drejtuar Kamzën në Shqipëri.

Prej disa kohësh, Bejzade jetonte në Gjermani ku stërviste skuadra të kategorive të ulta gjermane. Drejtuesit kurbinas shkarkuan trajnerin Stavri Nica vetëm pas javës së parë, kur skuadra barazoi 3-3 me Erzenin. Laçi do të përballet me Partizanin këtë të diel, me ndeshjen që është programuar në orën 19:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?