FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Tirana firmos me sulmuesin e Kombëtares sonë

Tirana e nis me një goditje të bujshme në merkato vitin 2021, teksa ka afruar sulmuesin  e Shqipërisë, Taulant Seferi, i cili vjen nga skuadra zvicerane e Young Boys.

24-vjeçari vjen nga një kampionat cilësor si ai zviceran, ku ka luajtur për disa skuadra, duke filluar nga Young Boys, për të vazhduar me Xamax, Winterthur dhe Wohlen.

Seferi afrohet te Tirana në formën e huazimit deri në muajin qershor, teksa më pas do të rikthehet përsëri te skuadra e Young Boys në Zvicër, e cila zotëron edhe kartonin e tij. Ai mund të luajë si qendërsulmues, por edhe në krahë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i klubit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi. Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24-vjeçarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar I kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi I uron suksese me fanellën bardheblu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?