ZYRTARE/ Tirana shkarkon trajnerin Egbo pas eliminimit në Kupë
Tirana nuk ka pritur shumë dhe ka shkarkuar trajnerin Emanuel Egbo. Numri një i stolit u eliminua nga Korabi në Kupën e Shqipërisë me 10 lojtarë dhe kaq ka mjaftuar për t’u larguar nga bardheblutë.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara. Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!”, shkruhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

