FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Xhevahir Sukaj firmos me skuadrën e Vllaznisë

Tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Xhevahir Sukaj është futbollisti më i ri i skuadrës së Vllaznisë. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit shkodran, teksa bomberi ka nënshkruar edhe kontratën me klubin e ri.

“Vllaznia bën realitet përforcimin e parë në merkaton e janarit. Ashtu siç pritej, firma e parë e hedhur në kontratë ka qenë ajo e sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj. Lojtari pak minuta më parë ka firmosur kontratën e re bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, kontratë që e lidh atë me klubin tonë deri më 31 maj të këtij viti.

Natyrisht ardhja e një lojtari të tillë me shumë vlera, do të jetë një plus i madh për skuadrën në gjysmës së parë të kampionatit. Sukaj do të udhëtojë bashkë me ekipin nesër drejt Ulqinit për të vijuar me përgatitjet për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti”, shkruan Vllaznia në njoftimin për mediat. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?