ZYRTARE/ Ylber Ramadani në Seria A, firmos për 3 sezone me Leccen

Ylber Ramadani është lojtari më i ri i Lecces.  Mesfushori i Kombëtares është prezantuar ditën e sotme me fanellën e klubit të ri, pasi ka firmosur kontratën me Leçen.

Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me Leccen, teksa ka edhe opsionin e rinovimit për një tjetër sezon. Kalimi i tij nga Aberdeen në Serinë A, u ndërmjetësua nga menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili në vitet e fundit ka bërë lëvizje të shumta të bujshme të futbollistëve shqiptarë.

“Leçe njofton se ka fituar në mënyrë përfundimtare të drejtat e regjistrimit të lojtarit Ylber Ramadani nga Aberden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori i lindur në vitin 1996 i kombëtares shqiptare, i cili tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me opsion për atë të radhës”, shkruan klubi italian në zyrtarizmin e lojtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?