Home Aktualitet Stërvitja “De...

Stërvitja “Defender Europe 23” në Shqipëri, Berisha: Rëndësi e veçantë për sigurinë e vendit

96
0

Sali Berisha ka përshëndetur fillimin e stërvitjes së madhe ”Defender Europe 2023”, që ka nisur që prej ditës së djeshme në vendin tonë. Në një reagim në Facebook, Berisha shprehet se manovrat kanë rëndësi të madhe për vendin tonë dhe sigurinë në Europë.

Postimi i plotë

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s Defender Europe 23 në Shqipëri.

Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.

Partia Demokrtatike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit