Home EURO2024 Surpriza në E...

Surpriza në Euro 2024 në Grupin D, Austria lë pas Francën dhe Holandën

204
0

Grupi D është mbyllur me surprizë. Austria e mbylli grupin në vendin e parë, duke lënë pas Francën dhe Holandën, favoritet fillestare. Austria mposhti “tulipanët” në ndeshjen e tretë me rezultatin 2-3. Austriakët u barazuan në dy raste nga Holanda, megjithatë në fund goli i Sabitzer i dha tre pikët dhe vendin e parë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Poloninë e eliminuar nga kompeticioni. “Gjelat” e zhbllokuan ndeshjen në fraksionin e dytë pas një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga Mbappe, goli i parë në Europian për të.

Robert Lewandowski barazoi Francën po nga pika e bardhë. Ndeshja u mbyll në shifrat 1-1 me Austrinë që mori kreun e grupit me gjashtë pikë, Franca e dyta me pesë pikë dhe Holanda me katër pikë në vend të tretë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit