Home Aktualitet Sylvinho: Par...

Sylvinho: Para ndeshja isha në ankth, pikënisje drejt objektivit të madh

204
0

Trajneri Sylvinho është shprehur mëse i lumtur pas fitores së parë në krye të Kombëtare sonë. Strategu brazilian e cilësoi si një pikënisje këtë ndeshje drejt objektivit të madh për t’u kualifikuar.

“Ishte një debutim shumë i mirë, pasi ishte shumë e rëndësishme të fitonim në shtëpi. Isha në ankth, pasi 5 orë para ndeshjes më thanë se stadiumi do të ishte i mbushur plot. Jam shumë i kënaqur nga skuadra, pasi bëri shumë mirë. I kisha paralajmëruar që do të ishte ndeshje e vështirë, por ata bënë shumë mirë në fushë

Kjo është një pikënisje dhe është e rëndësishme që t’u japim lojtarëve të kuptojnë se mund të arrijmë një objektiv të madh. Ne jemi një dhe kemi një mundësi të vetme për të arritur objektivin, që është puna në fushë dhe rezultatet.

Duhet të kuptojmë nesër se si është gjendja e lojtarëve, pasi sot ishte një ndeshje shumë impenjative. Nuk e di. Duhet të shohim shumë aspekte dhe do të vendosim. Kemi pasur një ndryshim në skemë sot, pasi luajtëm 4-2-3-1.

Assani? Jo vetëm sot, pro edhe kundër Polonisë ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Sot nuk ishte shumë e mirë pjesa e tij e parë, pasi mbrojtësit e krahut ishin shumë pranë tij. Ia njihnin cilësitë dhe e kanë markuar një kundër një, duke e vënë në vështirësi”, deklaroi strategu brazilian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit