Home ShowBiz Tan Brahimi t...

Tan Brahimi trondit banorët me rrëfimin e tij: Nuk më bëhet as të shkoj te varri i prindërve

323
0

Banori i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Tan Brahimi, ka ndarë me banorët një histori mjaft të dhimbshme nga jeta e tij private.

Në një bisedë me Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin dhe Dea Mishelin, Tani zbuloi se 10 vjet më parë humbi prindërit në një aksident rrugor, ku në momentin që ndodhi aksidenti Tani ishte shofer dhe prindërit pasagjerë.

“Kam 10 vjet që s’i kam. Kam pas bërë një aksident me makinë, i kam pasur prindërit pasagjerë. Ata kanë vdekur, kam shpëtuar vetëm unë. Në 2013. Ishte fundi. E kur thua ti prind, me pas kaluar më shumë kohë, se kemi pas qëndruar më shumë me shokët. Nuk kam qenë i vogël, 26 vjeç”, tha Tani.

Shkak i këtij aksidenti aktori tha se ishte një kamion, i cili ia kishte prerë rrugën dhe që kishte qenë me shpejtësi.

“Tabela thoshte 50, unë isha me 100. Doli një që bëri gabim të 2-fishtë edhe ai. Kishim faj të dy. Kur tha Jona që jetoj vetëm, m’u kujtua. E kam përjetuar edhe unë vetëm. Flisja e qeshja kot”, përfundoi Tani.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit