Home Aktualitet Të dhënat e C...

Të dhënat e Censit: 82.5% e familjeve shqiptare janë pronarë të shtëpive

12
0

Në 12 vite numri i banesave të reja të ndërtuara në Shqipëri për qëllime banimi është rritur me 70 mijë e 467. Të dhënat zyrtare të Censit 2023, tregojnë se aktualisht janë të regjistruara 1.082.529 banesa të zakonshme.

Referuar të dhënave, 47% e qytetarëve shqiptarë jetojnë në shtëpi individuale, 39.% në pallate, 8.1 % në banesa pjesërisht të veçuara dhe 5% jetojnë në shtëpi në rend tarracor.

Sa i takon pronësisë, të dhënat tregojnë se 82.5% e njësive ekonomike familjare janë pronarë të banesës, 8.8% e njësive ekonomike familjare jetojnë me qira, dhe 8.7% e familjeve me marrëveshje të tjera banimi.

Lidhur me moshën e banesave, rezulton se 26.1% janë ndërtuar para vitit 1981, 37.5% janë ndërtuar nga viti 1981 deri në vitin 2000, dhe 36.4% janë ndërtuar që nga viti 2001.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit