Home Aktualitet Të miturit, z...

Të miturit, zgjidhja e “artë” për bizneset

16
0

Bizneset më Shqipëri po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të trendit në rritje të emigrimit, por edhe për shkak të kërkesave që kanë punonjësit për paga të larta, duke qenë se kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm. Përballë sforcimit për ofrimin e pagave më të larta, një pjesë e mirë e bizneseve po “gjuajnë” të punësojnë të mitur në nevojë për punë dhe të ardhura, të cilët për sipërmarrjet “kushtojnë” më pak, ndërsa për këtë kategori të punësuarish është një mënyrë e mirë për të pasur të ardhura për mbulimin e shpenzimeve që kanë por edhe për të përfituar eksperiencë pune.

Këtë fenomen  e faktojnë edhe shifrat e Inspektoratit Shtetëror të Punës. Ku për vitin që lamë pas konstatohen 215 punëmarrës nën 18 vjeç të evidentuar nga 171 të regjistruar në vitin 2022, e thënë ndryshe 25 % më shumë,  ku 75 janë punëmarrëse të gjinisë femërore, edhe kjo shifër në rritje krahasuar me vitin paraardhës.

Afro 80 % e të punësuarve nën 18 vjeç, i përkasin sektorit Tregti dhe Hotel-Bare dhe Restorante, 18% Ndërmarrje Prodhuese dhe pjesa tjerë shtrihet në sektorë  të ndryshëm. Kërkesa dhe autorizimi për leje pune për të mitur kryhet nëpërmjet portalit e-albania. Në rastet që ligji parashikon dhënien e Autorizimit Paraprak, Inspektoriati Shtetëror i Punës vlerëson nëse ky punësim do të kryhet sipas dispozitave ligjore në fuqi. Pas këtij vlerësimi lëshon dokumentin “Autorizim për punësim nën 18 vjeç” rast pas rasti nëse kushtet plotësohen për punë të lehtë dhe që nuk cenojnë sigurinë dhe shëndetin e fëmijës

Nga ana tjetër, pothuajse është dyfishuar numri i punëmarrësve të huaj të evidentuar në tregun e punës, shifër e cila regjistrohet në 1350 nga 722 në vitin 2022.

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka inspektuar në total 9938 subjekte private dhe shtetërore përgjatë vitit 2023 dhe mbi 216 mijë vende pune.

Elisabeta Dosku/SCAN 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit