Home Aktualitet Tensionet në ...

Tensionet në veri të Kosovës, në Shqipëri zhvillohet protestë para ambasadës serbe

136
0

Disa dhjetëra persona kanë protestuar këtë të martë para ambasadës së Serbisë në Tiranë. Ata kanë përshkruar rrugën “Ukraina e Lirë” deri para godinës së ambasadës serbe duke valëvitur flamuj kombëtarë.

Protestuesit gjithashtu kanë përdorur edhe thirrje “Kosova është Shqipëri”, si dhe kanë shprehur kundërshtimin e tyre për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke thënë se në ato komuna ka edhe popullsi të kombësive të tjera.

Protesta vjen në një kohë kur tensionet në Kosovë janë të larta, për shkak të vendosjes së barrikadave në veri të vendit. Ndërkohë, Serbia ka vendosur në gatishmëri të plotë ushtrinë dhe policinë si dhe ka pozicionuar trupa në kufi me Kosovën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit