Home Aktualitet TIMS/ Drejtor...

TIMS/ Drejtoresha e SHISH kërkon mbledhje me dyer të mbyllura: Pjesëmarrës vetëm ata me certifikatë sigurie

29
0

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni ka kërkuar që mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pjesëmarrës të jenë vetëm deputetët me certifikatë sigurie.

“Si drejtore e SHISH njoh dhe vlerësoj detyrimin kushtetues për raportim në Kuvendin e Shqipërisë dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në asnjë rast SHISH nuk i është shmangur raportimit para komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllyra dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara.”- tha Hyseni.

Ndërkohë, kryetari i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji propozoi të hët me dyer të hapura duke pasur parasysh që kemi të bëjmë vetëm me aspekte procedurale dhe kërkesa që janë zbuluar në publik.

“Nuk shoh asnjë element të përbërë sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë vetëm me aspekte procedurale dhe kërkesa që janë zbuluar në publik, propozoj që mbledhja të zhvillohet e hapur.”- tha Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit