Home Aktualitet Tragjedi në p...

Tragjedi në plazhin e Tales, mbytet 58-vjeçari. Pikëpyetje nëse kishte roje bregdetare

10
0

Një tjetër humbje është shënuar në plazhet e vendit. Një 58-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35. Mësohet se viktima me iniciale N.M. është nga Burreli, por policia nuk jep detaje nëse në plazh kishte roje bregdetare.

Ky i fundit është detyrim ligjor për çdo subjekt që operon në vijën bregdetare. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit